Ylli portugez, Cristiano Ronaldo shënoi për Al Nassr në fitoren e tyre 4-2 kundër Al-Shabab të enjten në mbrëmje.
Joao Felix shënoi një tregolësh në ndeshje për të ndihmuar Al Nassr të fitonte, por nata ishte tërësisht për Ronaldon që shënoi gol të rëndësishëm.
Ronaldo arriti shifrën e 100 golave për Al Nassr në ligën elitare saudite dhe kjo shifër erdhi në vetëm 105 ndeshje.
Kështu, sulmuesi portugez bëhet lojtari i parë që shënon 100 apo më shumë gola në katër kampionate të ndryshme, pasi një gjë të tillë e arriti edhe në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A.
Gjithsej, Ronaldo ka shënuar 121 gola në 139 ndeshje për Al Nassr dhe është më afër shënimit të 1000 golave zyrtarë në karrierën e tij.





















You must be logged in to post a comment Login