Një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për tre emra për postin e presidentit.
Ai ka ftuar VV-në dhe PDK-në që të propozojnë së bashku tre emra për kandidatin e parë të shtetit.
Mustafa ka shkruar në Facebook: ‘Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.
Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).
Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë’.




















