Deputetja Vlora Çitaku reagon pas letrës së kryeministrit Kurti: ‘Kosova nuk është vetëm e jotja’


- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas letrës së kryeministrit Albin Kurti, ku njoftoi se nuk ka marrëveshje me opozitën për çështjen e Presidentit.


- Advertisement -

Kurti fajësoi partitë opozitare, ndërsa Çitaku i kërkoi të lëshojë rrugë nëse nuk dëshiron të qeverisë. ‘Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja.

Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?’ shkroi ajo në Facebook. Çitaku i tha Kurtit: ‘Ti nuk je armiku ynë, por një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë’.

Në fund, Çitaku e quajti Kurtin ‘të paaftë’ dhe tha se ‘populli do të flasë me votë’. ‘Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë.

I paaftë’!

Leave a Reply