Drejtori i Infrastrukturës në Fushë Kosovë, Arianti Tërmkolli ka folur për situatën dhe gjendjen e rrugëve në këtë komunë.
Në emisionin ‘Fol me Arin’, Tërmkolli tha se komuna i ka të planifikuara disa ndërtime, ndërsa të hënën, sipas tij, u përfundua rruga ‘Mumin Gashi’.
Pos tjerash, Tërmkolli bëri të ditur se cilat lagje dhe rrugë të Fushë Kosovës janë në plan të drejtorisë për t’iu nënshtruar punimeve.




















