Duket se epoka e thashethemeve dhe fotove të vjedhura nga paparacët po merr fund.
Elodie, një nga emrat më të lakuar, më stil dhe më të suksesshëm të muzikës pop në Itali, ka vendosur të mos fshihet më.
Këngëtarja e famshme, e cila numëron plot 3.8 milionë ndjekës në Instagram dhe njihet gjerësisht për hitet e saj që dominojnë vazhdimisht toplistat e Sanremos dhe vendit fqinj, sapo ka hedhur një hap të madh në jetën e saj personale duke konfirmuar hapur romancën me balerinën shqiptare, Françeska Nuredini.
Artistja romake ka ndarë së fundmi me miliona fansat e saj një album me fotografi nga pushimet ekzotike në Japoni.
Mes peizazheve mbresëlënëse dhe kulturës aziatike, ajo që vodhi menjëherë vëmendjen e të gjithëve ishte një shkrepje mjaft intime dhe romantike.




















