Kandidati i listës së PDK-së për deputet, Eman Rrahmani, theksoi se për të adresuar problemet e vendit, Kosovës i duhet një mandat i plotë katërvjeçar.
Ai shtoi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve është e rëndësishme të monitorohen veprimet e subjekteve politike për të parë zhvillimet e ardhshme.
Rrahmani gjithashtu shprehu angazhimin për krijimin e një qeverie pa pushtetin aktual. “Unë do të angazhohesha jashtëzakonisht shumë që të kemi qeverisje pa këtë pushtet që ka dëmtuar rëndë vendin”, tha ai.





















You must be logged in to post a comment Login