Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Eurovisioni 2022: Tensione dhe Festë në Vienë, Shqiponjat Konkurojnë për Fitoren

Gjysmëfinalet dhe Finalja e Madhe e edicionit të 70-të të Eurovisionit do të zhvillohen këtë javë në Vienë, mes atmosferës festive, por edhe tensioneve politike që kanë shoqëruar konkursin më të madh muzikor në Evropë.

I cilësuar shpesh si “Lojërat Olimpike të muzikës pop”, Eurovisioni këtë vit po përballet me një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit, pasi pesë vende Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda, kanë bojkotuar konkursin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Mungesa e Spanjës konsiderohet goditja më e madhe për organizatorët, pasi vendi është një shtetet që sigurojnë financimin kryesor të konkursit dhe kualifikohen automatikisht në finale.

Tensionet janë shtuar edhe më shumë pas akuzave se një agjenci qeveritare izraelite ka zhvilluar një fushatë reklamuese online për të ndikuar në votime.

Në reagim, Unioni Evropian i Transmetimeve ka ulur numrin maksimal të votave për person nga 20 në 10 dhe ka ndaluar promovimet politike apo institucionale nga palë të treta.

Megjithatë, interesimi për Eurovisionin mbetet i jashtëzakonshëm.

Rreth 95 mijë bileta janë shitur për nëntë shfaqje të planifikuara në Vienë, ndërsa mijëra fansa nga më shumë se 70 vende kanë mbërritur në kryeqytetin austriak për të ndjekur nga afër spektaklin muzikor.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj dhe do të përfshijë 17 shtete pjesëmarrëse, ndërsa gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 14 maj me 18 vende konkurruese.

Nga secila gjysmëfinale do të kualifikohen 10 shtete për Finalen e Madhe të 16 majit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mes favoritëve të këtij viti përmenden kënga e Finlandës ndërsa kënga e “Nan”Alis nga vendi ynë që do të garojë në në gjysmëfinalen e dytë konsiderohet si një nga këngët që ka shanse për t’u kualifikuar në finale.

Eurovisioni do të transmetohet drejtpërdrejt nga transmetuesit publikë pjesëmarrës dhe online në kanalin zyrtar të konkursit në YouTube.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

ShowBiz

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatoresë së njohur Brikena Beqiri, e cila ka humbur nënën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space