Futbollisti i ri nga Kosova, Fatjon Bunjaku, 22 vjeç, vdiq tragjikisht pas një aksidenti të rëndë, ndërsa Kombëtarja e Kosovës i ka dhënë një nderim emocional duke ia dedikuar fitoren e ndeshjes miqësore ndaj Andorrën për të.
Aksidenti ndodhi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Maxhunaj, gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
Fatjoni, i cili besohet se ishte drejtuesi i automjetit, përplasi edhe dy persona të tjerë, të cilët u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor për plagë serioze.
Për ngjarjen tragjike, kanë raportuar edhe mediat e huaja, ku kanë raportuar për reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilët shprehën dhimbje të thellë për humbjen e futbollistit të ri, ndërsa presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një deklarate emocionuese, e cilësoi Bunjakun si një talent dhe karakter të jashtëzakonshëm.





















You must be logged in to post a comment Login