Pas një jave të mbushur me dinamika të forta, debate të ashpra dhe një eliminim të papritur, Ferma VIP po bëhet gati për një tjetër natë të nxehtë televizive.
Faqja zyrtare e formatit ka publikuar në rrjetet sociale promon përmbledhëse të spektaklit të radhës, duke paralajmëruar zhvillime kyç për rrugëtimin e banorëve.
Dalja e Adion Pukës dhe incidentet e bujshme të spektaklit të fundit kanë sjellë një tronditje të vërtetë brenda fermës.
Fabjola Elezaj, pas fjalorit ofendues të përdorur, do të përballet me pasojat e veprimeve të saj.
Ajo ka marrë një masë disiplinore nga Agai, masë e cila rrezikon seriozisht qëndrimin e saj të mëtejshëm në garë.
Fati i Olës i është besuar plotësisht audiencës.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i publikut nëpërmjet televotimit dhe se si ky verdikt do të ndryshojë balancat dhe dinamikat e bashkëjetesës në ditët në vazhdim.
Spektakli do të transmetohet sonte, në orën 21:00, në ekranin e Vizion Plus, si edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në platformën YouTube.





















You must be logged in to post a comment Login