Festa surprizë për Indri Shirokën në Ferma VIP: Momentet emocionuese dhe urimet e veçanta


- Advertisement -

Indri Shiroka ka festuar 37-vjetorin e lindjes në një atmosferë surprizash dhe emocionesh brenda formatit televiziv “Ferma VIP”.


- Advertisement -

Menjëherë pas mesnate, moderatorja Arbana Osmani njoftoi fermerët, të cilët iu bashkuan urimeve duke i kënduar këngën e ditëlindjes, duke krijuar një moment festiv mes tyre.

Më pas, Indrit iu kërkua të shkonte te “Agai”, ku e priste një tjetër surprizë e veçantë.

Aty ai mori një mesazh audio nga djali i tij i mitur, një moment që e preku dukshëm dhe e emocionoi deri në lot.

Surprizat për të nuk përfunduan me kaq.

Më vonë, Indri u takua me nënën e tij, e cila e priste me një tortë ditëlindjeje.

E përlotur nga emocioni, ajo i uroi të birit festën dhe i kërkoi që ta shijojë këtë eksperiencë sa më shumë, duke qeshur dhe duke u çlodhur gjatë qëndrimit në program.

Në festë iu bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.

Prania e saj e bëri momentin edhe më emocional për të gjithë të pranishmit.

Nëna e Indrit shprehu mirënjohje ndaj Vanesës, duke i thënë: “Faleminderit që ma do djalin”, një deklaratë që preku të gjithë atmosferën në fermë.

Nga ana tjetër, Vanesa nuk i mbajti dot lotët dhe i kërkoi falje për stresin që mund t’i ketë shkaktuar Indrit gjatë kësaj periudhe, duke e kthyer momentin në një skenë të mbushur me emocione dhe ndjenja të forta.

Leave a Reply