Florentino Perez i zhgënjyer me sjelljen e Mbappe para El Clasico: tensione në Real Madrid


- Advertisement -

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se është gjithnjë e më i zhgënjyer me sjelljen e Kylian Mbappe, vetëm pak ditë para përballjes së madhe ndaj Barcelonës në El Clasico.


- Advertisement -

Sipas “El Periodico”, kreu i klubit madrilen kishte besuar se sulmuesi francez do të merrte një rol lideri në projektin afatgjatë të skuadrës, por zhvillimet e fundit nuk kanë qenë në përputhje me pritshmëritë.

Mbappe ka qenë shpesh në qendër të kritikave për qëndrimin e tij, ndërsa raportimet flasin për një përçarje me një pjesë të dhomës së zhveshjes.

Pavarësisht formës së mirë në aspektin e golave këtë sezon, ai është kritikuar për lojë egoiste, mungesë bashkëpunimi me shokët e skuadrës dhe angazhim të ulët në fazën mbrojtëse.

Gjithashtu, janë raportuar edhe mosmarrëveshje me stafin teknik, çka ka shtuar tensionet brenda klubit.

Situata është komplikuar edhe më shumë pas dëmtimit në kofshë që Mbappe pësoi në barazimin ndaj Real Betis, duke e lënë jashtë ndeshjes së fundit kundër Espanyol.

Tashmë mbetet në dyshim pjesëmarrja e tij në El Clasico të së dielës.

Megjithatë, Perez dëshiron që lojtari të jetë i gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme dhe ka kërkuar që ai t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekësore gjatë javës.

Leave a Reply