Sot gjatë ditës, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mbajti një konferencë për media, gjatë së cilës bëri disa deklarata të pazakonta.
Nga sulmet ndaj mediave spanjolle deri te shpallja e zgjedhjeve të reja tri vjet më herët se afati, 79-vjeçari lëshoi një sërë deklaratash shpërthyese.
Siç ka ndodhur edhe në shumicën e paraqitjeve të tij të fundit publike, Perez goditi sërish Barcelonën në kuadër të çështjes ‘Negreira’.
Barcelona, në reagim ndaj akuzave të pabazuara, ka lëshuar një njoftim zyrtar ku konfirmon se ekipi juridik po i shqyrton me kujdes deklaratat e Perezit për të parë nëse ka baza për veprime ligjore ndaj tij. ‘Këto po analizohen aktualisht dhe po vlerësohen hapat e ardhshëm.
Do të japim më shumë informacione për qëndrimin tonë dhe për çdo vendim të marrë, kur të jetë e përshtatshme’, thuhej në reagim.
Perez pretendoi gjithashtu se Real Madridi po përgatit një dosje mbi atë që e konsideron trajtim favorizues ndaj blaugranasve nga gjyqtarët, të cilën synon ta dërgojë në UEFA.





















You must be logged in to post a comment Login