Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shprehur optimizëm për talentet e reja të futbollit në Kosovë, duke theksuar se ata kanë lënë përshtypje të mira me paraqitjet e tyre në klube.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje miqësore, duke filluar me ndeshjen ndaj Çekisë më 31 maj dhe pastaj kundër Andorrës në ‘Fadil Vokrri’.
Foda ka publikuar listën e 25 futbollistëve për këto ndeshje, duke përfshirë emra të rinj si Valmir Matoshi, Dardan Shabanhaxhaj dhe Rilind Nivokazi.
Selektori gjerman ka vlerësuar format e shkëlqyera të lojtarëve të rinj, duke shprehur se kjo ishte arsyeja kryesore për ftimin e tyre në skuadrën kombëtare. “Tre prurjet e reja i kam vëzhguar në ndeshjet e tyre dhe kam qenë edhe në FC Lugano.
Më kanë lënë përshtypje të mirë gjatë paraqitjeve të tyre dhe pikërisht për këtë shkak i kam ftuar”, ka thënë Foda në një konferencë.















You must be logged in to post a comment Login