Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të dhënat me gjetjet që i ka bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Sipas asaj që është publikuar në raportin që përfshin gjetjet për vitin 2025, thuhet se ndërmarrja nuk ka arritur të finalizojë përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, pavarësisht veprimeve të ndërmarra gjatë vitit 2025. “Në regjistër vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë 7,867,541€, 11 parcela të identifikuara për fshirje në vlerë 866,223€, si dhe prona ‘Mali i pyllëzuar’ në Podujevë në vlerë 5,000,000€”.




















