Naim Qassemi, udhëheqësi i Hezbollahut, ka thënë se Izraeli nuk duhet të vazhdojë të veprojë në Liban.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se trupat izraelite do të mbeten në vend “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. “Izraeli nuk do të qëndrojë në Liban.
Ne do të mbrohemi”, është shprehur Qassem në një fjalim të tij, raporton CNN.
Memorandumi i mirëkuptimit i arritur nga Irani dhe ShBA-të u tha se përcakton fundin e armiqësive në Liban. “Çdo armëpushim nën ombrellën e një ndalimi të plotë të agresionit, ne jemi tashmë të përkushtuar ndaj tij.
Por, nuk do të pranojmë asnjë shkelje. Çdo shkelje, ne do ta luftojmë. Çdo shkelje, ne do ta trajtojmë siç e shohim të arsyeshme”, tha Qassem.





















You must be logged in to post a comment Login