Në një ceremoni të veçantë është shënuar pensionimi i Xhaxhi Mustafës, i cili ishte bërë simbol i dhimbjes dhe shpresës së shumë familjeve shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Historia e tij është bërë e njohur ndërkombëtarisht përmes një fotografie të realizuar në vitin 1999 nga fotografi i njohur Peter Turnley, ku Mustafa shihej duke mbajtur fotografitë e dy fëmijëve të tij të zhdukur, me shpresën se dikush do t’i njihte dhe do ta ndihmonte për t’i gjetur.
Në një intervistë në emisionin ‘Ora 7’, ai ka rrëfyer një moment dramatik gjatë luftës, kur sipas tij forcat serbe kanë tentuar t’ia marrin fotografitë e fëmijëve.





















You must be logged in to post a comment Login