Një moment i pazakontë ka ndodhur në mbrëmjen e Met Gala në New York, ku dizajnerja Aurora James humbi një vath me diamant gjatë eventit luksoz.
Ngjarja u kthye në një moment argëtues, pasi James reagoi me humor kur e kuptoi se vathi mungonte. ‘Diku është poshtë.
Kushdo që e gjen, sapo ka fituar jackpot,’ tha ajo.
Aurora kishte paralajmëruar për këtë incident më parë duke thënë: ‘Ky diamant do të bjerë.
Vetëm ta dini, kur ta gjeni, është i imi.’ Edhe pse u përpjek për ta gjetur, bizhuteria nuk u gjet.




















