Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka kërkuar që Kosova të dalë nga kurthi serb dhe të mos e ndërlidhë zhvillimin ekonomik me çështjen e Serbisë.
Ai ka deklaruar se çfarëdo Qeverie në Kosovë, nuk do të mund t’i prishte raportet e popullit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjini gjithashtu ka theksuar se derisa ShBA-ja e NATO janë në Kosovë, asnjë ushtar serb nuk do të mund të shkelë në vendin tonë.
Ai gjithashtu foli për borxhin e Serbisë ndaj Kosovës, theksuar se ata na kanë borxh neve, moralisht, fizikisht, gjithsesi.
Gjini theksoi se marrëdhëniet tona nuk duhet të ndërtohen duke u varë prej Serbisë. “Ata që e shtijnë Serbinë si pjesë të vendimmarrjes, nuk janë duke na bërë shërbim si vend.
Na duhet me e gjetë rrugën tonë me u zhvillu pavarësisht Serbisë”, ka përfunduar Gjini.





















You must be logged in to post a comment Login