Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kandidatura e Konjufcës komplikon skenën politike – a po afrohen zgjedhjet?

Kosova po përballet me një situatë të ndërlikuar politike ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri po afrohet rrezikshëm. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se për të thirrur një seancë për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën dy kandidatë të cilët kanë siguruar të paktën 30 nënshkrime, duke theksuar se në mungesë të këtij numri, nuk mund të mbahet asnjë seancë. “Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që nuk kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërras seancën për zgjedhjen e presidentit,” ka deklaruar Haxhiu, duke shtuar se përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri është vetëm 30 orë larg.

Në këtë kuadër, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti ka propozuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, si kandidat për president, duke lënë hapësirë për partitë e tjera që të propozojnë kandidatët e tyre. Megjithatë, deri më tani, Konjufca mbetet kandidati i vetëm i propozuar, një situatë që analistët e vlerësojnë si të qëllimshme, për të krijuar mundësinë që vendi të përfshihet në zgjedhje të reja. Në një postim në Facebook, LVV ka theksuar se vendi ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore dhe se rreth tyre mund të ndërtohet pajtueshmëri politike. “Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme,” thuhet në njoftimin e partisë.

Reagimet e opozitës kanë qenë të menjëhershme dhe të forta. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar ashpër LVV-në, duke deklaruar se qasja e saj nuk reflekton përpjekje serioze për ndërtimin e një konsensusi të gjerë politik. Sipas LDK-së, për shkak të “qasje së papërgjegjshme politike të LVV-së,” vendi po rrezikon të kalojë afatet kushtetuese dhe të shkojë drejt një pale zgjedhjesh të reja. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes deputetes Vlora Çitaku ka akuzuar kryeministrin Kurti për tentativë për pushtet total, duke vonuar qëllimisht zgjedhjen e presidentit në një moment kur vendi ka nevojë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore. Burime të brendshme të PDK-së kanë bërë të ditur se deputetët e partisë nuk do të marrin pjesë në seancë “derisa ka kandidatë partiakë pa marrëveshje politike,” duke e thelluar kështu krizën institucionale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, skadon më 4 prill, ndërsa Kushtetuta e Kosovës parashikon që presidenti i ri duhet të zgjidhet të paktën 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale. Kjo situatë e ka bërë edhe më të ndërlikuar procesin politik, duke e vendosur vendin para rrezikut real të krizës institucionale dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Në një lëvizje të jashtëzakonshme, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se partia i ka ofruar presidentes Osmani nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e saj, megjithëse presidentja ka refuzuar ofertën. “Si Lëvizje, i kemi ofruar edhe Presidentes Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj, edhe pse asnjë subjekt politik tjetër nuk ka bërë një gjë të tillë dhe madje kemi pasur deklarata kundër mbështetjes së Osmanit. Me refuzimin e saj, ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje edhe për kandidatura të tjera potenciale,” ka deklaruar Nagavci, duke lënë të kuptohet gatishmëria e LVV-së për të shmangur një bllokadë totale të procesit.

Analistë të shumtë politikë parashikojnë se, në fund, një marrëveshje për kandidatin presidencial do të gjendet, dhe më logjike mbetet që kandidatura të jetë e Vjosa Osmani, për shkak të mbështetjes së saj nga Shtetet e Bashkuara dhe impaktit të kësaj mbështetjeje tek qytetarët e Kosovës dhe diaspora shqiptare. Analisti politik Dushan Janjiç, në një intervistë me gazetën Danas, ka theksuar se kandidati i propozuar nga Kurti vështirë se mund të sigurojë shumicën në Kuvend, dhe nuk duket se PDK-ja do ta mbështesë atë. “Motivi që PDK-ja kishte për të mbështetur kandidatin e Thaçit tani është zhdukur,” ka theksuar Janjiç.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai nuk përjashton mundësinë që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke argumentuar se në një skenar të tillë, humbësi më i madh do të ishte vetë Kurti, pasi kjo do të dobësonte mbështetjen brenda strukturave të Vetëvendosjes. Megjithatë, duket se Kurti vetë nuk është pro zgjedhjeve të përsëritura, gjë që e bën procesin presidencial edhe më të paqartë dhe të tensionuar. Në këtë kontekst, vendi po përballet me një dilemë të madhe institucionale: zgjedhje të reja, një marrëveshje kompromisi për presidentin e ri, apo një krizë politike që mund të ketë pasoja të gjata për stabilitetin e Kosovës.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement