Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje, pse?Sinjali

Më shumë se çdo i treti i burgosur në Kosovë është nën moshën 30-vjeçare.

Të dhënat, të publikuara në fund të prillit në kuadër të Indeksit të Pjesëmarrjes së Rinisë, tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të të rinjve në shërbimin korrektues në të gjithë rajonin.

Një vit më herët, Kosova ishte e dyta, pas Shqipërisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për Ferid Murselin nga organizata Demokracia për Zvhillim (D4D) që grumbulloi të dhënat zyrtare për Kosovën për këtë raport këto shifra nuk tregojnë vetëm për sistemin penal.

“Në vendin tonë, çdo ditë themi që ‘ky vend ka rini’, ‘rinia është e ardhmja’, por në fakt kjo tregon saktë se ku qëndron rinia, qoftë në dimensionin politik, social ose ekonomik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Përveç shkallës së lartë të të rinjve në burgje, Kosova renditet dobët edhe në tregues të tjerë që lidhen me jetën e të rinjve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rreth 35% e të rinjve në Kosovë janë jashtë arsimit, punës dhe trajnimeve niveli më i lartë në rajon.

Kosova ka, po ashtu, shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së të rinjve në fuqinë punëtore.

Është një numër shumë i lartë”, thotë Murseli. “Nëse ke papunësi të madhe, atëherë ka gjasa më të mëdha që të rinjtë të jenë të përfshirë në faktorë negativë”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai argumenton se institucionet duhet të investojnë më shumë në reforma arsimore, orientim në karrierë, shkolla profesionale dhe aktivitete komunitare për të rinjtë.

“Duhet të ketë më shumë qendra rinore funksionale, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen alternativa pozitive”, thotë Murseli.

Edhe sociologia Donika Gashi nga Instituti Musine Kokalari e sheh këtë statistikë si pasojë të faktorëve më të thellë socialë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Kjo shifër nuk mund të lexohet thjesht si çështje kriminaliteti, por si simptomë e pasigurisë ekonomike, dështimit arsimor dhe margjinalizimit social”, thotë ajo.

Sipas saj, shumë të rinj hyjnë në konflikt me ligjin pasi nuk arrijnë të gjejnë punë të qëndrueshme, mbështetje psikologjike ose shërbime komunitare.

“Nëse një i ri nuk është në punë, nuk është në arsim dhe nuk sheh rrugë për përparim, sistemi e takon shumë vonë, kur ai tashmë ka hyrë në konflikt me ligjin”, thotë Gashi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rel ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë nëse ka ndonjë plan për ta trajtuar këtë fenomen, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Ngjashëm, as Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk i ka dhënë REL-it leje për vizitë në Qendrën Korrektuese për të Mitur, që ndodhet në Lipjan.

Gjatë një vizite para disa viteve, dy të rinj kishin treguar për jetën e tyre brenda mureve të këtij institucioni, në izolim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të dy mezi prisnin lirimin dhe kthimin në shoqëri, por psikologia Fjolla Ibrahimi kishte lënë të kuptohet se ai kthim mund të mos jetë shumë mikpritës.

Sfidat kryesore që hasin ish të burgosurit në riintegrim, janë mospërputhshmëria me personat e tjerë në rrethin ku ata do të jetojnë, gjetja e një pune permanente, e cila sjell të ardhura, shëndeti i tyre mendor pas daljes nga burgu, si dhe paragjykimi, i cili vjen nga të tjerët”, kishte thënë Ibrahimi.

Efektet negative që sjell izolimi i të rinjve në një kohë të rëndësishme për zhvillimin e tyre, si në adoleshencë, bëjnë që organizata amerikane Juvenile Law Center të kërkojë zhdukjen e institucioneve të tilla për të mitur.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kate Burdick, avokate në këtë organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se izolimi, kontrolli i vazhdueshëm dhe shkëputja nga mbështetja familjare ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin emocional të të rinjve.

“Po flasim për fëmijë dhe të rinj, truri i të cilëve ende është në zhvillim. Kjo është një periudhë kur ata kanë nevojë për mbështetje, jo për trauma shtesë”, thotë Burdick.

Sipas saj, edhe në institucionet ku nuk ka dhunë fizike, vetë ndarja nga familja dhe komuniteti është problematike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ata trajtohen si numra dhe shkëputen nga njerëzit që përbëjnë identitetin dhe mbështetjen e tyre”, thotë Burdick. “Pyetjet që dëgjojmë më shpesh janë: ‘Si mund të flas më shumë me nënën time?’ ose ‘Si mund të mos e humbas ditëlindjen e motrës?’”.

Sipas saj, alternativa më efektive janë programet komunitare, mentorimi, terapia dhe drejtësia restauruese.

Kërkimet tregojnë se alternativat ndaj burgimit janë më efektive në uljen e recidivizmit sesa izolimi i të rinjve në institucione”, thotë Burdick.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kosova nuk mban statistika për shkallën e recidivizmit në vend.

Sipas Donika Gashit, në letër, Kosova ka politika parandaluese. Por, në realitet, thotë ajo, sistemi vazhdon të funksionojë ndryshe.

“Kjo do të thotë se institucionet aktivizohen pasi dëmi ka ndodhur: policia, prokuroria, gjykata dhe më pas sistemi korrektues”, thotë ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Parandalimi i vërtetë, sipas Gashit, duhet të ndodhë shumë më herët: në shkolla, familje, qendra për punë sociale dhe shërbime të shëndetit mendor.

“Duhet të kalojmë nga logjika ‘ta dënojmë’ te logjika ‘ta ndërpresim ciklin’”, thotë Gashi.

Ajo argumenton se për veprat më pak të rënda, sidomos për kryesit për herë të parë, duhet të përdoren më shumë masa alternative, si puna në dobi të komunitetit, trajtimi i varësive dhe kthimi në arsim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Drejtësia nuk përfundon me shqiptimin e dënimit, por me sigurimin që personi të mos e përsërisë më të njëjtën vepër”, thotë ajo.

Gashi thotë se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e mbështetjes pas lirimit. Sipas saj, rehabilitimi nuk duhet të kufizohet në trajnime brenda burgut.

Duhet të ketë lidhje reale me tregun e punës, mentorim dhe mbështetje psikologjike”, sipas saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo paralajmëron se, në të kundërtën, burgu rrezikon të forcojë “identitetin kriminal” të të rinjve.

Për ekspertët, investimi në arsim, punësim dhe shërbime komunitare shihet si mënyra më efektive për të ulur recidivizmin.

Edhe Burdick argumenton se resurset financiare mund të përdoren më mirë jashtë institucioneve të mbyllura.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Është shumë më efektive dhe më pak e kushtueshme që mbështetja t’u ofrohet të rinjve në komunitet sesa në burg”, thotë ajo.

Për Murselin, shifrat duhet të shërbejnë si alarm për institucionet. Ai paralajmëron se, pa politika afatgjate dhe investime serioze në rininë, problemet mund të thellohen.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të kemi probleme edhe më të mëdha në të ardhmen”, përfundon Murseli.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

ShowBiz

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatoresë së njohur Brikena Beqiri, e cila ka humbur nënën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space