Kosovë: Shpallja e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare për 7 Qershor 2026


- Advertisement -

Albulena Haxhiu, Ushtruesja e detyrës së Presidentes, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor 2026 për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve obligohet të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me ligjin në fuqi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë thirrur pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Presidentin në seancën e mbajtur më 28 prill.

Leave a Reply