Kryeministri Rama: Marrëveshja me ShBA për furnizimin me gaz, hap i rëndësishëm për sigurinë energjetike


- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit marrëveshjen prej 6 miliardë dollarësh me ShBA për furnizimin me gaz të lëngshëm.


- Advertisement -

Para nisjes drejt Jerevanit, Armeni, për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Rama u shpreh në rrjetet sociale se Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm për një periudhë 20-vjeçare.

Ai gjithashtu shtoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme, si për shfrytëzimin, ashtu edhe për eksportin e gazit përmes TAP-it.

Leave a Reply