Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.
Në total janë 902 kandidatë, mes tyre 593 burra dhe 309 gra.
Lista e kandidatëve mund të përmbajë lëshime teknike që do të plotësohen.
Nëse vëreni ndonjë gabim, mund të kërkoni përmirësimin përmes emailit zyra.kqz@kqz-ks.org.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor.
Më shumë detaje gjeni në Klankosova.tv.




















