Ngjarja tronditëse ndodhi në zonën e Kthesës së Kamzës, në apartamentin e 19-vjeçarit Rigels Sylaj.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ai po demonstroi një armë zjarri pa leje ndaj shokëve, kur ajo u shkrep aksidentalisht, duke plagosur rëndë një 17-vjeçar në kokë.
Fillimisht, të rinjtë menduan se shtënat vinin nga jashtë, por më pas pranuan se ngjarja kishte ndodhur brenda apartamentit.
Autoritetet policore po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.




















