Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në krye në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës Socialdemokrate.
Kjo ndodh pas bashkëpunimit paszgjedhor mes PDK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës.
Sipas rezultateve preliminare, PDK ka 40.23% të votave, ndërsa LVV ndodhet në vendin e dytë me 32.62%.
Në zgjedhjet e kaluara në dhjetor, LVV ishte fituesja e parë në këtë komunë, por tani situata është ndryshe.
LDK dhe Aleanca ndodhen në pozicionet e tjera të renditjes së rezultateve.





















You must be logged in to post a comment Login