Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit.
Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta kryer këtë aktivitet të sportit ekstrem.
Ai tregoi për shikuesit e Klan Kosovës se ka humbur goxha kilogramë. “I kam humbur rreth 7 kilogramë deri më tash, mirëpo nuk e kemi ende Summit Pushin ku mundet me ndodh që me humb edhe më tepër kilogramë.
Unë jom happy për me humbë kilogramë”, tha ai gjatë një lidhje direkte në Kosova Today.
Sipas tij, gjatë ngjitjeve në Everest ka raste kur edhe njerëzit humbin jetën, e që ka ndodhur edhe gjatë kësaj ekspedite.
Për më tepër detaje ndiqni intervistën.





















You must be logged in to post a comment Login