Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar të hënën se e ka planin më të mirë ndonjëherë për t’i dhënë fund luftës me Iranin.
Para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka kritikuar përsëri një kundërpropozim iranian si “thjesht të papranueshëm”. “Unë kam një plan, e dini, është një plan shumë i thjeshtë, nuk e di pse nuk e thoni ashtu siç është, Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Presidenti kritikoi ofertën e fundit të Iranit, të cilën e quajti “një propozim idiot”, duke thënë se çdo marrëveshje midis dy kombeve do të kërkonte që Irani të zotohej të ndalonte ndjekjen e një programi bërthamor. “E dini, në luftë, duhet të ndryshosh, duhet të jesh fleksibël, ke shumë plane, por duhet të bësh plane të ndryshme në ditë të ndryshme.
Por unë kam një plan të shkëlqyer, por plani është që ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, shtoi ai. “Dhe ata nuk e thanë këtë në letrën e tyre.”, ka deklaruar ai.





















You must be logged in to post a comment Login