Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i vlerësimit të pakove të votimit nga jashtë Kosovës.
Deri më tani, janë përfshirë rreth 42 mijë pako, ku 40,414 janë aprovuar, ndërsa 1,447 janë refuzuar.
Refuzimet kanë ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit.
KQZ ka bërë të ditur se në 1,320 raste, votuesit nuk e kanë bashkëngjitur këtë dokument thelbësor.
Procesi i vlerësimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, derisa të shqyrtohen të gjitha dërgesat e pranuara.





















You must be logged in to post a comment Login