Forca e Posaçme ‘Shqiponja’, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ka zbuluar një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.
Operacioni është pjesë e kontrolleve intensive që policia po ushtron në zona të ndryshme, me fokus të veçantë afërsinë me shkollat dhe ambientet e frekuentuara nga të rinjtë.
Gjatë ndërhyrjes së kryer në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një shpërndarës lëndësh narkotike.
I arrestuari, shtetasi me iniciale A.
H. (H), 27 vjeç, banues në Tiranë, u kap me një sasi lënde narkotike lloji cannabis.
Bashkë me të, u procedua edhe shtetasi R.
L., i cili kishte blerë një sasi të vogël lënde narkotike nga i arrestuari.
Aksioni i policisë vijon në kuadër të masave për goditjen e shpërndarjes së drogës në qytet.
Autoritetet njoftuan se Forca e Posaçme ‘Shqiponja’ ka shtuar kontrollet për evidentimin e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat pranë shkollave dhe lokaleve.
Materialeve procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetimet e mëtejshme për këtë rast.