Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar babain e tij në rrugën “Lekë Dukagjini”, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Babai, i moshës 70-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe është në trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar, intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.




















