Alvaro Arbeloa ka reaguar publikisht pas incidentit mes Fede Valverdes dhe Aurelien Tchouamenit, duke kërkuar që tema të mbyllet sa më shpejt dhe duke mbrojtur fuqishëm lojtarët e tij.
Trajneri i Real Madridit u shpreh krenar për dy futbollistët, ndërsa theksoi se përplasja ishte faji i tij dhe se situata nuk duhet të dilte jashtë dhomës së zhveshjes.
Fede Valverde & Tchouameni?
Duhet ta kthejmë faqen.
Jam shumë krenar për ta.
Ata e përfaqësojnë në mënyrë të përkryer Real Madridin.
Nuk do të lejoj që të thuhen gënjeshtra për lojtarët e mi. Është gënjeshtër që lojtarët e mi janë të pasjellshëm ndaj meje, nuk ka ndodhur kurrë. Është gënjeshtër që lojtarët e mi janë joprofesionalë.
Përplasja mes Valverdes dhe Tchouamenit ishte faji im.
Përplasja?
Kam një mik që mori një shkop golfi dhe i ra një miku në kokë me të, ndodh. Çështja është se këto gjëra nuk duhet të dalin jashtë dhomës së zhveshjes.
Dëmtimi në kokë i Fede Valverdes ishte më shumë i lidhur me fat të keq sesa me çfarëdo gjëje tjetër.
Fede dhe Tchouaméni e dinë se bënë një gabim; duhet të mësojmë prej tyre dhe të ecim përpara.





















You must be logged in to post a comment Login