Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për vazhdimin e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Deri më 10 maj, janë pranuar 36,154 kërkesa, ku 25,376 janë aprovuar, 2,961 janë refuzuar dhe 7,797 janë në pritje të shqyrtimit.
Votuesit kanë mundësi të regjistrohen për votim fizik në përfaqësi diplomatike ose të zgjedhin votimin me postë në kutitë postare jashtë Kosovës.
Procesi i votimit fizik do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ku numri maksimal i votuesve është 66,450.
KQZ ka vendosur kritere të reja për regjistrimin dhe organizimin e votimit jashtë vendit, duke përcaktuar se në rast të nënkapacitetit të votuesve, ata do të kalojnë në votimin me postë.
Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, ndërsa votimi me postë fillon më 25 maj.
Procesi do të përfundojë më 6 qershor. /klankosova.tv





















You must be logged in to post a comment Login