Rikthimi i Neymarit në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026 ka bërë që disa prindër në vend të vendosin emrin e sulmuesit fëmijëve të tyre të porsalindur.
Sipas g1, pesë foshnja u regjistruan me emrin “Neymar” në pesë qytete të ndryshme menjëherë pas shpalljes së listës së Brazilit më 18 maj.
Gjatë vitit 2026 janë regjistruar 25 fëmijë me këtë emër, ku pesë raste përbëjnë rreth 20 për qind të totalit vjetor, tregues i ndikimit të rikthimit të tij në Kombëtare.
Rikthimi i Neymarit për Botërorin 2026 ka krijuar një valë emocioni mes tifozëve, duke dëshmuar se ai vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit brazilian.





















You must be logged in to post a comment Login