Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rinumërimi i 185 vendvotimeve: Analiza e KQZ-së për Zgjedhjet në Kosovë

Rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta, i zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të verifikuar saktësinë e numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk ka evidentuar parregullsi që do të arsyetonin zgjerimin e këtij procesi në vendvotime të tjera.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, verifikimi i numërimit në disa vendvotime ngriti dyshime serioze për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë.

Këto dyshime e shtynë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendoste rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, ndërsa, me urdhër të Prokurorisë, u arrestuan qindra persona të angazhuar në procesin e numërimit të votave dhe të cilët përfaqësonin subjekte të ndryshme politike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, vetëm disa muaj më vonë, në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti, procesi i rinumërimit ka nxjerrë një pasqyrë krejt tjetër.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për KosovaPress, se mostra e rinumëruar përfshin vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës dhe sipas gjetjeve, ato lidhen kryesisht me rikategorizimin e fletëvotimeve nga të pavlefshme në të vlefshme dhe me gabime njerëzore gjatë numërimit fillestar. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 185 nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta, fletëvotimet e të cilave ishin numëruar më parë në Qendrat Komunale të Numërimit.

Mostra e përzgjedhur ka përfshirë vendvotime nga të gjitha komunat, me qëllim të verifikimit të saktësisë së procesit të numërimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rinumërimi i 7.41% të vendvotimeve të rregullta nuk ka evidentuar gjetje që do të arsyetonin nevojën për rinumërime të tjera.

Dallimet e konstatuara kanë qenë minimale dhe lidhen kryesisht me rikategorizimin e fletëvotimeve nga të pavlefshme në të vlefshme si dhe me gabime njerëzore gjatë numërimit fillestar.

Për rrjedhojë, nuk është konstatuar ndonjë bazë që do të kërkonte zgjerimin e procesit të rinumërimit në vendvotime të tjera”, tha Elezi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas Elezit, edhe te kandidatët për deputetë, ndryshimet kanë qenë pothuajse të papërfillshme.

Në 92 për qind të rasteve, dallimi ka qenë vetëm një votë për kandidatin në vendvotimin përkatës, ndërsa rastet me ndryshime më të mëdha kanë qenë të rralla. “Pas rinumërimit, nga krahasimi i votave të kandidatëve për deputetë, gjetjet tregojnë se shumica e dallimeve janë minimale.

Në 92% të rasteve dallimi ka qenë vetëm 1 votë për kandidat në atë vendvotim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo të thotë se nëse një kandidat kishte 50 vota në një vendvotim nga numërimi i parë, pas rinumërimit rezultati i tij mund të ketë dalë me 49 vota ose 51 vota.

Ndryshimet më të mëdha se një votë kanë qenë të rralla: 118 raste me rritje 2 vota; 16 raste me 3 vota; dhe vetëm 2 raste me katër vota më shumë.

Ndërkaq, janë evidentuar 77 raste me zbritje 2 vota; 4 raste me zbritje 3 vota dhe 2 raste me zbritje 4 vota”, tregoi Elezi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndryshime minimale janë evidentuar edhe te rezultatet e subjekteve politike.

Në 27 vendvotime të 16 komunave janë regjistruar korrigjime, me gjithsej 36 vota të shtuara dhe 20 të zbritura, duke rezultuar në një ndryshim neto prej vetëm 16 votash. “Po ashtu, pas rinumërimit të 185 vendvotimeve, ndryshime në votat e subjekteve politike janë evidentuar në 27 vendvotime të 16 komunave.

Në përgjithësi, subjekteve politike u janë shtuar gjithsej 36 vota, ndërsa u janë zbritur 20 vota.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për shembull, një subjekt (A) mund të ketë pasur 100 vota në numërimin fillestar dhe pas rinumërimit të ketë 102 vota (+2).

Një tjetër subjekt (B) mund të ketë pasur 80 vota dhe të ketë zbritur në 78 (-2), ndërsa një subjekt tjetër (C) mund të ketë pasur ndryshim të vogël, p.sh. +1 ose pa ndryshim fare.

Kjo tregon se rezultatet e subjekteve politike para dhe pas rinumërimit janë pothuajse të njëjta, me korrigjime minimale në disa vendvotime”, tha Elezi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Elezi ka treguar se gjatë procesit të rinumërimit, përveç verifikimit të rezultateve, janë evidentuar edhe disa çështje tjera që lidhem me vlerësimin e fletëvotimeve, verifikimin e nënshkrimeve në listat e votuesve dhe ngjashmëritë në mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve.

Këto gjetje, janë regjistruar sipas vendvotimeve dhe në kohën kur janë evidentuar në QNR, janë njoftuar organet kompetente për trajtim të mëtejmë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement