Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ishte kandidate për deputete në listën e Veetëvendosjes nuk është as afër të bëhet deputete, bazuar në numërimin e 30% të votave.
Hajdari, e cila akuzohet lidhur me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore aktualisht është e 80-ta në listë, me 2 mijë e 599 vota në nivel vendi, raporton Klankosova.tv.
Shefi i VV-së, Albin Kurti, vendosi që ta përfshijë në listë, përkundër që para pak muajsh u konfirmua aktakuza ndaj saj, e ngritur prej Prokurorisë Speciale të Kosovës.





















You must be logged in to post a comment Login