Për Ditën Botërore Pa Duhan, Aleanca për të Ardhmen Pa Duhan e Nikotinë ka shprehur shqetësimin për rritjen e përdorimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës tek fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.
Sipas Anketës Globale për Përdorimin e Duhanit te të Rinjtë (GYTS 2025), 23.5% e nxënësve të moshës 13-15 vjeç përdorin produkte duhani, ndërsa 11.2% konsumojnë cigare.
Aleanca ka kërkuar masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga ekspozimi dhe qasja në këto produkte, duke kërkuar ndalimin e shitjes së cigareve, vape-ve dhe produkteve të nikotinës në afërsi të shkollave.
Prioriteti i politikave publike duhet të jetë parandalimi i varësisë nga nikotina në moshë të hershme. #PaDuhan #Fëmijët #Kosovë #AleancaPaDuhan





















You must be logged in to post a comment Login