Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur në një shpërthim të dyshimtë në një shtëpi në Bristol, ka bërë të ditur policia.
Incidenti ka ndodhur në Sterncourt Road, Frenchay, kur policia u thirr për një situatë familjare.
Tre persona të tjerë janë dërguar në spital me lëndime të lehta.
Autoritetet ende nuk kanë zbuluar shkakun e shpërthimit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




















