Pas raportimit për një mjet shpërthyes të dyshuar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, situata është normalizuar dhe nuk është konstatuar asnjë rrezik real, konfirmojnë autoritetet.
Njësitet policore reaguan menjëherë pas pranimit të informatës rreth orës 18:00 dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet relevante për kontroll dhe verifikim të zonës.
Për shkak të dyshimeve fillestare, një pjesë e stacionit është evakuuar dhe qytetarët janë larguar për arsye sigurie.
Situata është normalizuar pas reagimit të njësive policore dhe po vazhdon hetimi për zbardhjen e rastit të mjetit shpërthyes të supozuar.





















You must be logged in to post a comment Login