Tensione të reja po raportohen brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit, me Kylian Mbappe që thuhet se ka hyrë në konflikt të hapur jo vetëm me trajnerin Alvaro Arbeloa, por edhe me shokun e skuadrës Vinicius Junior.
Sulmuesi francez ka qenë në qendër të kritikave javët e fundit për mungesë angazhimi dhe sjellje jo profesionale, ndërsa situata duket se është përkeqësuar pas fitores 2-0 të “Los Blancos” ndaj Real Oviedo.
Drejtuesit e klubit janë të shqetësuar për sjelljen e lojtarit, ndërsa presidenti Florentino Perez pritet të zhvillojë një takim me Mbappen për të diskutuar situatën.
Raportimet shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se Mbappe dhe njerëzit pranë tij besojnë se Vinicius Junior po nxjerr informacione negative në media për të dëmtuar imazhin e francezit.
Sipas këtij versioni, braziliani po përpiqet të forcojë pozitat e tij si figura kryesore e skuadrës dhe të fitojë statusin e liderit absolut në “Santiago Bernabeu”.





















You must be logged in to post a comment Login