Një burrë 60-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Rrogozhinë, pas një konflikti të çastit me fqinjin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Mollaj’.
Dyshohet se shtetasit M.
M., 25 vjeç, dhe Rr.
M., 60 vjeç, janë përfshirë në një grindje për motive të dobëta, duke përdorur mjete prerëse. 60-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrura.
Autori i dyshuar është arrestuar nga policia.
Prokuroria e Durrësit po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





















You must be logged in to post a comment Login