Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka nisur të normalizohet pas arritjes së marrëveshjes kornizë mes SHBA-së dhe Iranit.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se anijet, përfshirë ato të ngarkuara me naftë, kanë filluar të lëvizin sërish nëpër një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.
Anijet kanë filluar të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit.
Ato po udhëtojnë përgjatë ‘Autostradës’ Jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e pastër.
Ka edhe zona të tjera udhëtimi”, shkroi Trump.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më strategjike për tregtinë globale të naftës, pasi një pjesë e madhe e eksporteve botërore të energjisë kalojnë përmes saj. Çdo zhvillim që ndikon në sigurinë e kësaj rruge detare përcillet me vëmendje të madhe nga tregjet ndërkombëtare dhe vendet eksportuese të naftës.
Pritet që në orët dhe ditët në vijim të publikohen më shumë të dhëna mbi lëvizjen e anijeve dhe ndikimin që marrëveshja SHBA-Iran mund të ketë në stabilitetin e rajonit dhe tregjet globale të energjisë.





















You must be logged in to post a comment Login