“Larja në vende të paautorizuara gjatë një valë të nxehtë nuk është diçka që duhet marrë lehtë,” deklaroi ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, në një intervistë për radion France Inter.
Sipas meteorologëve, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të arrijnë rreth 40 gradë Celsius të martën, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, autoritetet lokale njoftuan se vala e të nxehtit ka shumë gjasa të ketë shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve, të moshës 2 dhe 4 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja brenda një automjeti pranë shtëpisë së tyre në Carpentras, në juglindje të Francës.
Po ashtu, tre persona të tjerë, të moshës nga 80 deri në 95 vjeç, humbën jetën në rajonin e Bordeaux si pasojë e problemeve shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme.





















You must be logged in to post a comment Login