Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vjosa Osmani prezanton vizionin për të ardhmen e Kosovës në tubimin në Rahovec

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mandatin e dytë të presidentes, Vjosa Osmani, ka përcjellë mesazhe të qarta politike lidhur me drejtimin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar lart sakrificën, mundin dhe dinjitetin e vreshtarëve dhe familjeve të kësaj treve.

Sipas saj, Kosova nuk mund të dorëzohet dhe as të pranojë të kthehet në një cikël të pafundëm zgjedhjesh e tensioni politik që nuk sjell siguri e as të ardhme.

Ajo theksoi se këto zgjedhje janë një moment përcaktues për drejtimin e vendit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në fjalën e saj, Osmani bëri të qartë se dilema kryesore e këtyre zgjedhjeve nuk është mes individëve, por mes dy modeleve të shtetit. ‘Po vendoset për modelin e shtetit që do ta kemi për dekadat që vijnë: nëse do të kemi një Republikë me institucione që balancojnë njëra-tjetrën, apo një sistem ku çdo gjë varet nga një dorë e vetme politike’.

Në një periudhë ndryshimesh globale dhe rajonale, ajo nënvizoi se Kosova nuk ka luks të humbë kohë dhe ka nevojë për një qeverisje që ndërton e nuk eksperimenton.

Në këtë vizion për një lidership afatgjatë, Osmani prezantoi kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun, të cilin e cilësoi si përfaqësues i një gjenerate të re udhëheqjeje, i shkolluar, i përgatitur dhe me përvojë ekzekutive, i cili ka dëshmuar aftësinë për të udhëhequr me dije e rezultate konkrete.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në mbyllje të fjalës së saj, u vu theksi te fuqizimi i familjes dhe rolit të gruas në ekonomi e institucione.

Osmani deklaruara se politika e re e vendos familjen në qendër të shtetit si investimin më të rëndësishëm kombëtar, ku shteti është partner dhe jo barrë. ‘Sonte nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen e ndershme dhe të ardhmen’, përfundoi ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Advertisement