Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është ankuar se ftesa për seancën e dytë për çështjen e zgjedhjes së presidentit, u ka shkuar vonë.
Ajo u shpreh se kjo tregon mungesën e seriozitetin nga ana e VV-së për këtë çështje. “Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30.
Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, shkroi ajo në Facebook.




















