57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës deklaron se ishte i dehur në momentin e ngjarjes


- Advertisement -

Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë.


- Advertisement -

Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda. ‘Me vrisni.

Nuk meritoj të jetoj.

Dua të vras veten. Çfarë të them!?

Ka ngelur gjë për të thënë më!?

Jam i tronditur.

Nuk mbaj mend asgjë.

Mora në qafë fëmijët.

Isha në gjendje të dehur,’ mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Leave a Reply