Sezoni i Real Madridit ka qenë zhgënjyes dhe situata u përkeqësua edhe më shumë këtë javë, pasi Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde u përplasën fizikisht, me këtë të fundit që përfundoi i shtruar në spital.
Alonso, i cili erdhi nga Bayer Leverkusen, shihej si njeriu që do ta rivalizonte Barcelonën për titullin në La Liga dhe do ta rikthente Realin në garë serioze për trofeun e 16-të në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, pavarësisht se fitoi Clasico-n e tij të parë 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’, humbja ndaj katalanasve në finalen e Superkupës së Spanjës e vulosi fundin e aventurës së tij.
Trajneri spanjoll kishte refuzuar oferta nga klube si Liverpooli dhe Bayern Munich përpara se ta pranonte postin te Real Madridi në vitin 2025, por tani, gjithnjë sipas burimit, ai beson se nuk ishte momenti i duhur për ta marrë këtë sfidë dhe se ajo që ka ndodhur këtë sezon është dëshmi e qartë.
Tensionet e brendshme te madrilenët, të cilat kulmuan me incidentin mes Tchouamenit dhe Valverdes, thuhet se kanë nisur pas largimit të Alonsos në janar.
Disa lojtarë nuk e kishin pritur mirë ndarjen me 44-vjeçarin, ndërsa të tjerë ishin të kënaqur me largimin e tij.





















You must be logged in to post a comment Login