Modelja e famshme britanike, Demi Rose, ka kohë që nuk është aktive në rrjetet sociale, duke u ‘zhdukur’ thuajse totalisht nga ‘Instagram’-i dhe platformat e tjera ku më parë ishte shumë e pranishme.
E njohur për natyrën e saj tejet provokuese dhe fotot e shumta të ekspozuara që shpesh bënin xhiron e rrjetit, Demi Rose ishte një nga figurat më të komentuara në botën e showbiz-it online.
Ajo është gjithashtu e pranishme në platformën për të rritur ‘OnlyFans’, ku ka ndarë përmbajtje ekskluzive me ndjekësit e saj.
Megjithatë, mungesa e saj e gjatë nga rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje te fansat, të cilët janë mësuar me aktivitetin e saj të vazhdueshëm dhe postimet e shpeshta.





















You must be logged in to post a comment Login