Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skandali i Konkursit për Zyrtar të IT-së në QKUK: Atdhe Redenica Anashkalon Kritere dhe Liron Sokoli Akuzon për Nepotizëm

Nëntë vende të lira pune për 7 pozita të ndryshme u shpallën nga QKUK-ja dy javë pa përfunduar viti 2025.

Në mesin e zyrtarëve që kërkoheshin në konkursin e 16 dhjetorit të 2025-ës, ishin edhe dy vende të lira për “zyrtar i lartë i IT-së”.

Sipas kritereve të konkursit, për këtë pozitë kërkohej diploma me të paktën 240 kredi/ECTS nga fusha e Teknologjisë Informative, si dhe të paktën dy vjet përvojë pune profesionale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mirëpo, një muaj më vonë u mor vendimi për ndryshim/plotësimin e këtij konkursi, me arsyetimin se ka pasur një gabim teknik pikërisht te pozita e zyrtarit të lartë të IT-së.

Në vendimin e protokoluar më 14 janar 2026, thuhet se janë kërkuar dy zyrtarë të lartë, por në fakt është dashur të jetë, një zyrtar i lartë i IT-së dhe një zyrtar i IT-së.

Me këtë rast, për pozitën e re, atë të zyrtarit të IT-së kërkohej vetëm diploma e nivelit bachelor dhe veç një vit përvojë pune profesionale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kandidatët të cilët i plotësuan kushtet për pozitën “zyrtar i IT-së” ishin Liridon Sokoli dhe Atdhe Redenica.

Pas nënshtrimit të testimit me shkrim dhe intervistës me gojë, më 13 shkurt, ditën kur u mbajt edhe intervista, QKUK-ja shpalli rezultatet përfundimtare të konkursit.

Sipas këtij njoftimi, zyrtar i IT-së në QKUK u zgjodh Atdhe Redenica, me gjithsej 90.6 pikë, me 6.65 pikë më shumë se kundërkandidati i tij i vetëm Liridon Sokoli, i cili mori 83.95 pikë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mirëpo, me këtë rezultat nuk qe i kënaqur Sokoli.

Ai pretendon se konkursi për zyrtar të IT-së në QKUK ishte i kurdisur që ta fitonte Atdhe Redenica, prandaj, pretendon se edhe u ulën kreditë nga 240 në 180 sosh.

Dyshimet se konkursi është hapur për një person specifik, atij i kishin lindur qysh në ditën kur shkoi për t’i dorëzuar dokumentet për aplikim në konkurs.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, ai ishte çuditur kur e kishte parë Redenicën në testin me shkrim për pozitën zyrtar i IT-së, pasi pohon se e kishte parë me sytë e tij librin e regjistrimit, kur ai kishte aplikuar për pozitën zyrtar i lartë i IT-së.

Sokoli hedh dyshimet se Redenica nuk e ka as kualifikimin i cili është kërkuar në konkurs për zyrtar të IT-së.

Sipas tij, në CV-në e Redenicës shkruan se ai studion Programim në një kolegj privat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, ai e akuzon Atdhe Redenicës se këto pozitë e ka marrë vetëm falë faktit që është i biri i asamblistit të Vetëvendosjes.

E gjithë këtë punë, Sokoli pohon se e ka kryer Avni Redenica, një zyrtar që thotë se punon në QKUK e që sipas tij, është axha i Atdheut.

Dyshimet thotë se i janë përforcuar me veprimet e kandidatit fitues menjëherë pas shpalljes së rezultateve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tre minuta pas publikimit të listës përfundimtare, Sokoli thotë se Redenica ka deaktivizuar llogarinë e tij në Facebook, sipas tij, për t’i fshehur lidhjet e tij me partinë në pushtet.

Prandaj, lidhur me të gjitha pretendimet e tij, më 18 shkurt Sokoli bëri ankesë në Komisionin e Ankesave të QKUK-së.

Mirëpo, ky komision e refuzoi ankesën e tij si të pabazuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

QKUK-ja jo vetëm që refuzoi ankesën, por nuk ia mohoi Sokolit as qasjen në testin e tij me shkrim, procesverbalin e intervistës, librin e regjistrimit të kandidatëve, e dokumentet e kandidatit fitues.

Qasja në këto dokumente iu mundësua më shumë se dy muaj më vonë, vetëm pas shkresës njoftuese të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Me dëshmitë që thotë se i ka në duar, Sokoli i bën thirrje prokurorisë që të hetojë konkursin në tërësi, pasi që ai dyshon se janë manipuluar të gjitha procedurat në të gjitha vendet e punës që janë hapur përmes këtij konkursi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndiqni kronikat e Kiks Kosova të përgatitura për këtë konkurs:

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement