(Lajm i përditësuar)
“Vjosa Osmani si ‘Kali i Trojës’ në LDK”, Natyra Kuçi: Veprimet e saj çuan drejt shkatërrimit LDK-në
Natyra Kuçi nga PSD-ja në ”Click” të RV21 ka komentuar raportet politike mes Vjosa Osmani dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e krahasuar Osmanin me “Kalin e Trojës” brenda LDK-së, duke u ndërlidhur me aksionin e sotem të PSD-së.
“Ne besojmë se Vjosa Osmani është ‘Kali i Trojës’ në LDK. Është një episod politik që ka vendosur me e çu Albin Kurtin me u bë president, në kohën kur u pa se Kurti ishte autoritar”, deklaroi Kuçi.
Ajo shtoi se Osmani nuk është rikthyer në LDK në mënyrë tradicionale politike, por kishte krijuar një listë të veçantë zgjedhore me veten si bartëse, gjë që sipas saj shkaktoi përçarje dhe largimin e figurave të rëndësishme nga partia.
“Një krahasim me ‘Kalin e Trojës’ nuk është denigrim. Denigrim është me i thanë tjetrit ‘je me Serbinë’. Krahasimi me ‘Kalin e Trojës’ nuk është lavdërim. Nëse Vjosa Osmani ka shkuar në LDK duke e ditur se ka njerëz që kanë kontribuar në LDK, për mua është shkatërrim i LDK-së”, u shpreh Kuçi./RTV21/21Media





















You must be logged in to post a comment Login