Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lulja që pothuajse askush nuk arrin ta shkatërrojë: Përhapet vetë në oborr dhe lulëzon pa ndërprerje

Është një nga lulet më rezistente dekorative. E duron vapën, mungesën e ujit dhe kërkon shumë pak kujdes, ndërsa lulëzon nga vera deri në ngricat e para

Emri latin i saj është Portulaca grandiflora. Kjo lule i reziston kushteve që shumë bimë të tjera nuk do t’i përballonin.


Ajo e duron thatësinë, vapën e fortë dhe diellin përvëlues, ndërsa vazhdon të lulëzojë pa ndërprerje nga qershori deri në ngricat e para.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Madje, shumë kultivues thonë se sa më pak të ndërhyhet te kjo bimë, aq më e harlisur dhe më e bukur bëhet.

Portulaka mund të mbillet në kopsht, në vazo, në terasa, ballkone apo si mbulesë dekorative rreth trëndafilave dhe shtigjeve të gurta. Për shkak të pamjes së dendur dhe ngjyrave të forta, përdoret shpesh edhe në kopshte dekorative dhe shkëmbore.

Koha më e përshtatshme për mbjellje është marsi dhe prilli, qoftë nga fara apo nga fidanët. Në muajin maj zakonisht gjendet edhe në fidanishte, në gota të vogla për mbjellje direkte.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E vetmja gjë që kjo lule kërkon është kullimi i mirë i ujit. Nëse mbillet në vazo, rekomandohet që në fund të vendoset pak rërë ose zhavorr i imët.

Ujitja bëhet rrallë, kryesisht gjatë ditëve shumë të nxehta të verës, transmeton Telegrafi.

Një nga veçoritë më interesante të saj është se përhapet vetë. Farat bien në tokë dhe mund të mbijetojnë edhe gjatë dimrit, duke mbirë sërish në pranverën e ardhshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz thonë me shaka se është më e lehtë ta mbjellësh sesa ta zhdukësh nga oborri.

Lulet e saj hapen me rrezet e para të diellit dhe mbyllen kur bie nata.

Ato mund të jenë njëngjyrëshe ose të përziera, në nuanca të bardha, të verdha, portokalli, rozë, të kuqe apo vjollcë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Bima ka kërcell të kuqërremtë, gjethe të vogla e mishore dhe zakonisht rritet nga 10 deri në 15 centimetra lartësi.

Portulaka konsiderohet si një nga lulet më mirënjohëse për ata që duan oborr plot ngjyra, pa shumë punë dhe mirëmbajtje. /Telegrafi/

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement